Lajme

Bajrami i reagon ministrit Murati: Nëse je transparent publikoji edhe përfituesit e pakos nga Qeveria Kurti 1

04/22/2021 20:13
nga:M K

Ish-ministrja e Financave dhe Transfereve, Hykmete Bajrami ka reaguar ndaj publikimeve të subvencionimeve që i ka bërë Qeveria Hoti, sa i përket ndihmës ekonomike për pakon ekonomike në ndihmë të bizneseve.

Bajrami përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook ka thënë se sa për krahasim ju dje keni ndarë 6 milionë euro për 8 mijë biznese të gastronomisë dhe të gjithë sektorëve tjerë që janë prekë nga mbyllja.

“Minister, top 50 bizneset që ju keni publikuar janë përfitues të po atyre shumave POR ju keni mbetë borxh këtyre bizneseve dhe publikut të gjerë diçka tjetër: Publikoje sa kontribuojnë këto biznese në buxhetin e shtetit, bëje publike edhe atë tabelë”, shkroi ajo.

Postimi i plotë i Bajramit:

Ministri i Financave në mungesë të argumenteve për mos vazhdimin e shtesave pensionistëve dhe familjeve në asistencë sociale paska zgjedhë strategjinë e zhvendosjes së vëmendjes diku tjetër, duke publikuar një listë të pjesshme të përfituesëve nga programi i rimëkëmbjes ekonomik të qeverisë së kaluar.

Minister, LDK bizneset nuk i sheh si armiq, as si konkurrentë. LDK i sheh bizneset si kontribuseit e vetëm të zhvillimit ekonomik, gjenerues të punësimit, burim i të hyrave të buxhetit dhe sektori në të cilin bazohet e ardhmja e këtij vendi.

Shpërndarja e 60 milion eurove vitin e kaluar, ka qënë masa më transparente, më efikase dhe e cila e ka ndihmuar shumë sektorin privat.

Sa për krahasim ju dje keni ndarë 6 milion euro për 8 mijë biznese të gastronomisë dhe të gjithë sektorëve tjerë që janë prekë nga mbyllja.

Minister, 60 milion euro janë ndarë për bizneset private, me kriterin për kokë të punëtorit. Nga kjo masë kanë përfitu 206,852 punëtorë dhe 36,679 biznese. Në vitin 2021 kemi ndarë edhe 6.4 milion euro të tjera për 22,222 mijë të vetëpunësuar.

Këto të dhëna i ka BE, i kanë të gjithë, transparenca ka qënë e plotë. Kjo që publikuat sot nuk është asnjë risi për publikun, përkundrazi është kërcenim për sektorin privat, (shih reagimet e bizneseve).

LDK-së nuk i pengojnë bizneset e mëdha, ne gjithëmonë do të bëjmë përpjekje që secili biznes i vogël të rritet dhe të punësoj aq sa punësojnë sot top 50 bizneset që i keni publikuar në llogarinë tuaj në fcb.

Minister, top 50 bizneset që ju keni publikuar janë përfitues të po atyre shumave POR ju keni mbetë borxh këtyre bizneseve dhe publikut të gjerë diçka tjetër: Publikoje sa kontribuojnë këto biznese në buxhetin e shtetit, bëje publike edhe atë tabelë!

Edhe një gjë nëse dëshiron me qënë transparent publikoj edhe 50 top përfituesit e masave të Pakos Fiskale Emergjente të qeverisë KURTI I.

Me këtë urrejtje që keni për sektorin privat është mirë të na tregoni si dhe ku do të realizoni punësimin e të gjithë të diplomuarëve, premtim ky i yti i fushatë së fundit.

LEXO EDHE:

Kurti për zgjedhjet në Shqipëri: Ne na bënë bashkë një ide e projekt kombëtar