Lajme

Bajrami: Hyseni të tregojë se a është pro që të burgosurit nga Danimarka të vijnë në Gjilan

05/23/2024 11:59
nga:G C

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka thënë se kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, duhet të tregojë se a është pro që të burgosurit, kryesisht të huaj që jetojnë në Danimarkë, të vijnë në këtë komunë për të kryer burgun.

Ajo tha se qytetarët e Gjilanit dhe të Kosovës nuk kanë nevojë për t’i kthyer hapësirat publike në burgje për të huajt.

“Sepse partia në pushtet që është partia prej të cilës vjen Alban Hyseni pasi që ka dështuar të sjellë investime në Kosovë e po bën përpjekje për të sjellë të burgosur nga vendet e BE-së. Qytetarët e Gjilanit dhe të Kosovës nuk kanë nevojë për t’i kthyer hapësirat publike në burgje për të huajt”.

Bajrami ka thënë se Kosova do të kthehet në vend atraktiv për investime të huaja sapo me votë qytetare të largohet qeveria që mashtroi se do të ndërtojë 160 çerdhe, do të ulë çmimin e rrymës, do të ulë çmimet e vajit, sheqertit e miellit.

Tutje, ajo ka thënë se kjo Qeveri do të mbahet në mend për urën e Staradranit dhe lëshimin me qera të objekteve për të burgosurit e huaj.

“Edhe për 240 milionë euro tenderë njëburimor – korrupcion masiv”, ka shkruar ajo.