Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës Hykmete Bajrami, ka folur rreth periudhës sa ajo ishte ministre e Arsimit, në Qeverinë Kurti 1.
Bajrami në emisionin DPT te Fidani në Klan Kosova foli edhe rreth një çështje për të cilën ishte akuzuar për keqpërdorim, atë të software-it për mësimin online.
Akuzat ndaj saj ajo i cilësoi shpifje.
“Jam e pastër. Po të mos kisha qenë nuk do të ma dëgjonit zërin këtyre katër vjetëve”, tha ajo në Klan Kosova.