Lajme

Bajrami: Energjia, korrupsioni dhe gënjeshtra më e madhe e kësaj Qeverie!

11/22/2025 11:39
nga:Y I

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se energjia është korrupsioni dhe gënjeshtra më e madhe e kësaj Qeverie.

Bajrami tha se ‘dje Albin Kurti përmes Hekuran Muratit na njoftoi se në këtë muaj ka nisur subvencionimi i faturave të energjisë elektrike’ dhe sipas saj kjo është një hipokrizi.

“Derisa në tetor të vitit 2019 një familje mesatare në Kosovë ka paguar 54 Euro. A e dini sa ka paguar e njëjta familje në tetor të vitit 2025? Ka pagu 169 Euro. dmth. 300% më shumë, e tash kishin ”ne jemi për popull dhe po subvencionojmë faturat familjeve”.Por, pos ngritjes së çmimit të energjisë elektrike për 300%, rreth 1300 biznese vendore, pjesa dërmuese prodhuese pas “liberalizimit të tregut” çmimin e MWh që tetorin e vitit të kaluar e kanë pagu 75 Euro tash e paguajnë 206 Euro.Ndërsa të dhënat e Doganës së Kosovës konfirmojnë se derisa Kosova për vitet 2015-2020 ka importu 273 milionë Euro energji, importi i energjisë gjatë pesë viteve të qeverisë së Albin Kurtit 2021 – shtator 2025 ka arritur në 811 milionë Euro” shkruan Bajrami raporton “Gazeta Blic”.

A po e shihni mashtrimin? pyet Bajrami.

Reagimi i plotë: