Lajme

Bajrami: Çka po ndodhë në KEK? Punë dhe drejtësi ishte sllogani

04/19/2023 18:49
nga:G C

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka reaguar ndaj lajmit të fundit për skandalin e madh në KEK, ku krimet ekonomike zbarkuan sot dhe u arrestua kryeshefi, Nagip Krasniqi, raporton GazetaBlic.

Bajrami përmes një shkrimi në “Facebook” ka ironizuar duke thënë: “Mos me thuani që Krimet Ekonomike janë impresionu me përformacën e mirë të kësaj ndërmarrje publike dhe kanë shku në verifikim”.

Shkrimi i plotë

Çka po ndodhë në KEK? Mos me thuani që Krimet Ekonomike janë impresionu me përformacën e mirë të kësaj ndërmarrje publike dhe kanë shku në verifikim!
#punëdhedrejtësi ishte sllogani!!!