Sporti

Bajram Jashanica: Ballkani nuk do ndalet, do provojmë deri në fund

10/14/2022 08:18
nga:E K

Ballkani ka pësuar humbje dje në ndeshjen e katërt të Conference League.

Skuadra kosovare ka pësuar një humbje të dhimbshme nga Sivasspor me rezultat 1-2, shkruan GazetaBlic Sport.

Ekipi i drejtuar nga Daja kishte epërsinë me golin e realizuar nga Thaqi, por dy golat e Hakan dhe Angielski ndryshuan epilogun e takimit.

Pas ndeshjes për media ka folur mbrojtësi, Bajram Jashanica, i cili tha se Ballkani nuk do dorëzohet deri në fund.

“Kemi bërë një pjesë të parë jashtëzakonisht të mirë, kurse në të dytën i lamë hapësira kundërshtarit.Po të shfrytëzonim rastet ndeshja do shkonte më mirë.

Moskoncetrimi dhe lodhja ndikuan, por ne do luftojmë në dy ndeshjet e fundit.Ballkani nuk do të ndalet do provojmë deri në fund.Besojmë te klubi rastësisht nuk jemi këtu, do provojmë ndaj atyre skuadrave.Ju kërkojmë falje për humbje, pasi na dhemb edhe neve, por është kënaqësi ta shohim stadiumin e mbushur”.

/GazetaBlic Sport/