Lajme

Bajram Gecaj ironizon me Kurtin: Edhe kur e kalli Kosovën në flakë nuk i kishte “letrat” e dialogut

05/11/2021 15:29
nga:Y I

Zyrtari i LDK-së, Bajram Gecaj, ka ironizuar me Kryeminisrin Kurti në lidhje me “letrat” e dialogut.

Gecaj përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se Kryeministri Kurti po ankohet se nuk i ka “letrat” e dialogut, por a bie kjo që se nuk i kishte “letrat” dhe nuk dinte për rrjedhën e dialogut as atëherë kur e kalli Kosovën flakë.

“Pra, bëri kundërshtim “paushall” populist, duke manipuluar e instrumentalizuar një çështje mjaft delikate e të rëndësishme vetëm për të ardhur në pushtet” shkruan Gecaj në Facebook raporton Gazeta Blic.

Reagimi i plotë:

Kryeministri Kurti ankohet se nuk i ka “letrat” e dialogut. A i bie kjo se nuk i kishte “letrat” dhe nuk dinte për rrjedhën e dialogut as atëherë kur e kalli Kosovën flakë.

Pra, bëri kundërshtim “paushall” populist, duke manipuluar e instrumentalizuar një çështje mjaft delikate e të rëndësishme vetëm për të ardhur në pushtet.