Avokati, Ardian Bajraktari ka thënë se ligji për Gjykatën Speciale është jashtëzakonisht i keq dhe i dëmshëm.
Bajraktari ka shtuar se amandamenti përkatës kushtetues nuk e ka përcaktuar ekskluzivisht se themelimi i gjykatës duhet të bëhet jashtë Kosovës por sipas tij problemi ka ardhur te ligji.
“Sa i përket funksionimit të gjykatës me ta parë amandamentin përkatës kushtetues nuk është që ka shumë defekte, ka shumë probleme, për shembull për ilustrim atje thotë mund ta themelojë një gjykatë e cila do të funksionojë në Kosovë ose jashtë, do të thotë nuk e thotë ekskluzivisht jashtë Kosovës, do të thotë amandamenti kushtetues e le mundësinë por pastaj problem ka ardhur te ligji, ligji është jashtëzakonisht i keq, është ligji jashtëzkonisht i dëmshëm”, ka thënë Bajraktari në emisionin “Këndi i Debatit”, në Tëvë1.