Profesor i ekonomisë, Ujkan Bajra sot në “Info Magazine” në Klan Kosova ka folur për vendimin e qeverisë, për rritjen e pagës minimale.
Ai është shprehur se ky vendim nuk është përfundimtar, por që ai e ka quajtur vendim populist.
“Që korrespondon me një vendim populist, nuk do koment, është shumë evidente që çfarëdo vendimi që ndërmerret nga ana e qeverisë dhe që fokus ka prekjen e shtresave sociale, në vetvete do të thotë, ose për nga natyra duket se është populist”.
“Ky vendim që është marrë sot, realisht nuk është përfundimtar, për shkak se është e vërtetë se qeveria ka të drejtë të bëjë propozimin e një page minimale, ajo madje parashihet edhe me ligjin e punës fillimisht, por edhe ne ligjin i cili është publikuar në gazetën zyrtare më 23 gusht të këtij viti, ku e përcakton pagën minimale në Republikën e Kosovës”, është shprehur ai.


