Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci, ka thënë se nëse Kaja Kallas zgjedhet Përfaqësuese e Lartë e BE-së, do të ishte lajm i mirë për Kosovën dhe Ballkanin Perëndimor, raporton Gazeta Blic.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ajo si kryeministre e Estonisë e kupton rrezikun e Rusisë për Evropën dhe të Serbisë për Ballkanin.
Postimi i tij i plotë:
Mendoj se nëse përfundimisht zgjedhet znj. Kaja Kallas në pozitën e Përfaqësueses së Lartë të BE-së do të ishte lajm i mirë edhe për Kosovën edhe për Ballkanin Perëndimor. Duke qenë Kryeministre e Estonisë, e cila kufizohet me Rusinë e kupton më së miri rrezikun që paraqet Rusia për Evropën dhe në të njejtën kohë rrezikun që Serbia dhe lidhjet e saj me Rusinë, paraqesin për Ballkanin.