Lajme

Bajqinovci zgjedhet kryetar i Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes: Këtë përgjegjësi e pranova me nder dhe përkushtim të plotë

02/12/2026 21:28
nga:G B

Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci, është propozuar dhe zgjedhur Kryetar i Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes-Kuvendi i Republikës së Kosovës, raporton Gazeta Blic.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “këtë përgjegjësi e pranova me nder dhe përkushtim të plotë, i vetëdijshëm për peshën dhe rëndësinë që kanë siguria dhe mbrojtja për shtetin tonë.”

“Do të angazhohem me profesionalizëm, transparencë dhe bashkëpunim të ngushtë me të gjitha institucionet relevante, në funksion të forcimit të sigurisë, rritjes së mbikëqyrjes parlamentare dhe avancimit të kapaciteteve mbrojtëse të Republikës sonë”, ka shkruar ai.

Postimi i tij i plotë:

Sot u propozova dhe u votova nga deputetët e Kuvendit, Kryetar i Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Këtë përgjegjësi e pranova me nder dhe përkushtim të plotë, i vetëdijshëm për peshën dhe rëndësinë që kanë siguria dhe mbrojtja për shtetin tonë.

Do të angazhohem me profesionalizëm, transparencë dhe bashkëpunim të ngushtë me të gjitha institucionet relevante, në funksion të forcimit të sigurisë, rritjes së mbikëqyrjes parlamentare dhe avancimit të kapaciteteve mbrojtëse të Republikës sonë.

Falënderoj Lëvizjen Vetëvendosje për besimin e dhënë për të udhëhequr këtë komision kaq të rëndësishëm.

Mefail Bajqinovci
Kryetar i Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes-Kuvendi i Republikës së Kosovës.