Kandidati i VV-së për deputet, Mefail Bajqinovci, me numrin 48, vizitoi sot fabrikën për prodhimin e kockave të betonit “RUB” në Barilevë të Prishtinës, raporton GazetaBlic.
Gjatë takimit me punëtorët dhe menaxhmentin, ai diskutoi planprogramin e qeverisë Kurti për vitin 2025, duke theksuar mbështetje për sektorin e prodhimit dhe zhvillimin ekonomik.
E plotë:
Sot kam vizituar fabrikën për prodhimin e kockave të betonit “RUB” në Barilevë të Prishtinës.
Gjatë takimit me punëtorët dhe menaxhmentin, diskutuam për planprogramin e qeverisë Kurti për vitin 2025, ku adresuam mbështetjen ndaj sektorit të prodhimit dhe zhvillimit ekonomik të vendit. Kjo fabrikë i ka të punësuar 60 punëtorë.
Levizja 118✅
Mefail Bajqinovci 48✅


