Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka njoftuar se sot ka vizituar dy kompani të suksesshme të distribuimit, Passable dhe Orbico në Prishtinë.
Bajqinovci ka thënë se kompania Passable dhe Orbico kanë ndërtuar një histori të jashtëzakonshme suksesi në sektorin e distribuimit në Kosovë.
Ai ka thënë se këto kompani janë shembull i shkëlqyer i menaxhimit.
“Pronari Refik Havolli na informoi për punën dhe angazhimin e tyre të vazhdueshëm, duke arritur një qarkullim prej dhjetëra milionësh në vit dhe duke punësuar mbi 100 punëtorë.Këto kompani janë një shembull i shkëlqyer i menaxhimit, përkushtimit dhe vizionit të qartë për të ardhmen” shkruan Bajqinovci raporton “Gazeta Blic”
Postimi i plotë:
Sot pata kënaqësinë të vizitoj dy kompani të suksesshme të distribuimit, Passable dhe Orbico në Prishtinë.
Kompania Passable, e themeluar në vitin 1992, dhe Orbico, e krijuar në vitin 2004, kanë ndërtuar një histori të jashtëzakonshme suksesi në sektorin e distribuimit në Kosovë.
Pronari Refik Havolli na informoi për punën dhe angazhimin e tyre të vazhdueshëm, duke arritur një qarkullim prej dhjetëra milionësh në vit dhe duke punësuar mbi 100 punëtorë.
Këto kompani janë një shembull i shkëlqyer i menaxhimit, përkushtimit dhe vizionit të qartë për të ardhmen.
Mefail Bajqinovci nr 48


