Lajme

Bajqinovci tubim me diasporën në Austri: Dëshmon përkrahjen e fuqishme për Kurtin dhe VV-në

04/07/2024 22:37
nga:G B

Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci, ka mbajtur tubim me diasporën në Grac të Austrisë, raporton Gazeta Blic.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ky tubim dëshmon përkrahjen e fuqishme për Kryeministrin Kurti dhe Lëvizjen Vetëvendosje.

Postimi i tij i plotë:

Tubimin e radhës e kishim me diasporën në Grac të Austrisë. Ky tubim masiv dëshmon përkrahjen e fuqishme për Kryeministrin Kurti dhe Lëvizjen Vetëvendosje.