Lajme

Bajqinovci thirrje diasporës për të votuar: Kontributi juaj është i rëndësishëm për Kosovën

09/08/2024 13:25
nga:G C

Deputeti i VV’së, Mefail Bajqinovci i ka bërë thirrje diasporës që të votojnë në zgjedhjet e 9-shkurtit, raporton GazetaBlic.

Bajqinovci përmes një ‘videoselfie’ në rrjetet sociale, ka sqaruar edhe njëherë procesin e votimit për mërgatën.

Tutje, Bajqinovci thotë se vota e tyre është mundësi e mirë për të ardhmen e Kosvës.

“Është shumë e rëndësishme që edhe ju të jeni pjesë e këtij proçesi vendimmarrës, nëse nuk keni mundësi të vini fizikisht në Kosovë për të votuar, ju ftoj që të ushtroni të drejtën e votës në nga dy mënyrat e mundshme”

“Kjo është mundësia juaj për të ardhmen e Kosovës, kontributi juaj është i rëndësishëm dhe ne jemi mirënjohës për mbështetjen tuaj të vazhdueshme “, tha ai.

E plotë: