Kandidati për deputet nga Vetëvendosje me numër 48, Mefail Bajqinovci ka takuar banorët e Kolovicës.
“Mbështetja e tyre për Lëvizjen VETËVENDOSJE po rritet”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Kisha kënaqësinë të bisedoj me banorët e lagjes Kolovica në Prishtinë, ku diskutuam për arritjet dhe rëndësinë e vazhdimit të punës së mirë për vendin tonë. Mbështetja e tyre për Lëvizjen VETËVENDOSJE po rritet.
Faleminderit për besimin dhe përkushtimin tuaj! Së bashku do të vazhdojmë të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për qytetarët tanë dhe për Kosovën!
Lëvizja 118✅
Mefail Bajqinovci 48✅