Deputeti nga Lëvizja Vetvendosje, Mefail Bajqinovci, përmes një postimi në rrjetin social facebook, ka thënë se LDK me deklaratat që po i bëjnë nuk e shohin veriun e Kosovës si pjesë të territorit të Kosovës.
Bajqinovci thotë se institucionet e Kosovës e kanë obligim ligjor të veprojnë në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës dhe veriu nuk është përjashtim.
Tutje ai thotë se për zyrtarët e LDK-së veriu nuk qenka territor i Kosovës, sa që thonë se siguria në veri nuk është punë e kryeministrit.
Postimi i plotë:
Për zyrtarët e LDK-së veriu nuk qenka territor i Kosovës, sa që thonë se siguria në veri nuk është punë e kryeministrit. E kush i menaxhon institucionet e sigurisë si Policin, AKI-n, Shërbimi Korrektues dhe institucionet e tjera të shtetit të Kosovës që funksionojnë në veri, po mendoni që KFORI?
Institucionet e Kosovës duke filluar nga Policia e Kosovës, AKI-ja e kanë obligim ligjor të veprojnë në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Veriu nuk është përjashtim!
Përgjegjës për sigurinë është policia e Kosovës, legjislacioni i Kosovës i jep të drejtën dhe obligimin institucioneve tona të sigurojnë rendin dhe ligjin në çdo cep të territorit.
LDK-ja me këto deklarata nuk e sheh veriun e Kosovës si pjesë të territorit të Kosovës, shpesh e cilësojnë policinë e Kosovë me at të Rankoviçit.
S’ka kthim mbrapa!


