Lajme

Bajqinovci: Shqetësuese lajmet për plagosjet aksidentale nga zyrtarët policorë, menaxhmenti të marrë masa!

10/12/2024 11:29
nga:Y I

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka reaguar në lidhje me lajmet e fundit ku janë shpeshtuar rastet e plagosjeve aksidentale nga ana e zyrtarëve policor.

Bajqinovci tha se kjo që po ndodh është shumë shqetësuese.

Ai tutje potencoi se menaxhmenti i Policisë duhet të marrë masa më të ashpra dhe të fokusohet më shumë në edukimin dhe trajnimin e policëve të rinj.

“Lajmet e shpeshta që po i lexojmë për rastet e plagosjeve aksidentale nga ana e zyrtarëve policor ndaj kolegëve, familjarëve dhe shokëve është shqetësuese.Menaxhmenti i Policisë duhet të marrë masa më të ashpra dhe të fokusohet më shumë në edukimin dhe trajnimin e policëve të rinj për të parandaluar këto ngjarje tragjike” shkruan Bajqinovci raporton Gazeta Blic.

Reagimi i plotë: