Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e artistes Shirine Morina, raporton Gazeta Blic.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se sot humbëm një nga figurat e shquara të skenës artistike në Kosovë, e cila la pas një trashëgimi të çmuar.
Bajqinovci ka shtuar se e ka takuar shpesh miken e tij, e cila ishte shumë pozitive dhe plot energji.
Postimi i tij i plotë:
Sot humbëm një nga figurat e shquara të skenës artistike në Kosovë, znj.Shirine Morina. Aktorja e njohur, e cila shënoi një epokë të rëndësishme në historinë e teatrit dhe kulturës kosovare, la pas një trashëgimi të çmuar. E takoja miken time shpesh dhe ishte shumë pozitive dhe plotë energji.
Ngushëllime familjes dhe gjithë komuniteti artistik!