Lajme

Bajqinovci shkon në Bardhosh të Prishtinës: Diskutuam për fitoren e ardhshme në zgjedhjet e 9 shkurtit

01/05/2025 20:39
nga:G C

Kandidati i VV-së për deputet me numrin 48, Mefail Bajqinovci, së bashku me ministrin Ejup Maqedonci dhe deputetët Selimi dhe Thaçi, zhvilluan një bashkëbisedim me banorët e lagjes Bardhosh në Prishtinë, raporton GazetaBlic.

Ata diskutuan për arritjet e Qeverisë Kurti dhe projektet që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e përditshme të qytetarëve.

Bashkëbisedimi ishte i hapur dhe produktiv, duke trajtuar sfidat dhe mundësitë për përmirësimin e kushteve në lagje.

Bajqinovci theksoi mobilizimin e banorëve për fitoren në zgjedhjet e 9 shkurtit dhe përmendi numrin 500K si mbështetje për këtë objektiv.

E plotë:

Sot pata kënaqësinë të bashkëbisedojmë me banorët e lagjes Bardhosh në Prishtinë, së bashku me ministrin Ejup Maqedonci dhe koleget deputet Selimi dhe Thaçi. Diskutuam për të arriturat e Qeverisë Kurti në këto vite qeverisjeje dhe për projektet konkrete që prekin jetën e përditshme të qytetarëve.

Bashkëbisedimi ishte i hapur dhe i frytshëm, duke trajtuar sfidat dhe mundësitë për përmirësimin e mëtejshëm të kushteve në këtë zonë.

Diskutuam për fitoren e ardhshme në zgjedhjet e 9 shkurtit, kjo lagje e mobilizuar per fitoren e radhës.

500 K

Mefail Bajqinovci nr 48