Deputeti nga Lëvizja Vetvendosje, Mefail Bajqinovci, thotë se angazhimi i tyre i përhershëm është që të sigurohet që zëri i diasporës të dëgjohet dhe ka peshën që meriton.
Ai thotë se LDK-ja është shqetësuar që LVV-ja po i ndihmonë mërgatës rreth regjistrimit.
Ndër të tjera ai thotë se mërgata kërkon ndihmë nga Lëvizja Vetvendosje pasi kanë besim te kjo parti.
Sa i përket votave të diasporës, Bajqinovci thotë se 80% e tyre janë për Lëvizjen Vetëvendosje.
Postimi i plotë:
LDK-ja qenka shqetësuar pse po i ndihmojmë mërgatës rreth regjistrimit.
Pse mos të udhëzohen, ndihmohen aty ku ka paqartësi bashkatdhetarët në aeroporte, qytete e çdo cep të diasporës për t’u regjistruar për votim. Ky është angazhimi ynë i përhershëm për të siguruar që zëri i diasporës të dëgjohet dhe të ketë peshën që meriton.
Por një pyetje mbetet: Pse nuk kërkojnë ndihmë nga LDK apo partitë tjera, por vetëm nga Lëvizja Vetëvendosje? Përgjigjja është e thjeshtë: sepse ata kanë besim te ne.
Kur jemi tek vota e diasporës, rreth 80% e votave të diasporës janë për Lëvizjen Vetëvendosje.