Lajme

Bajqinovci: Propaganda e mediave serbe për destabilizim të vendit tonë po vazhdon

10/05/2023 13:37
nga:G C

Deputeti i VV’së, Mefail Bajqinovci thotë se propaganda serbe për destabilizimin e Kosovës është duke vazhduar, raporton GazetaBlic.

Bajqinovci përmes një shkrimi në “Facebook” thekson se, janë të pavërteta pretendimet e mediave serbe kinse për mungesë të furnizimeve me barna e materiale shëndetësore për qytetarët në komunat në veri të vendi.

“Çdo kërkesë për donacione për Institucionet shëndetësore në komunat me shumicë serbe trajtohet nga komisioni i donacioneve dhe në asnjë rast nuk ka pasur vonesë të asnjë forme. Deri më tani asnjë kërkesë e tillë nuk është refuzuar”, shkruan ai.

Shkrimi i plotë:

Rreth spekulimeve të mediave serbe për mungesë të furnizimeve për institucionet shëndetësore në komunat veriore.

Pretendimet e mediave serbe kinse për mungesë të furnizimeve me barna e materiale shëndetësore për qytetarët në komunat në veri të vendit. Një nga pretendimet lidhet dhe me pikat kufitare janë të pavërteta.
Çdo kërkesë për donacione për Institucionet shëndetësore në komunat me shumicë serbe trajtohet nga komisioni i donacioneve dhe në asnjë rast nuk ka pasur vonesë të asnjë forme. Deri më tani asnjë kërkesë e tillë nuk është refuzuar.

Propaganda e mediave serbe për destabilizim të vendit tonë po vazhdon.