Lajme

Bajqinovci: Prishtina është më e bashkuar dhe më e vendosur se kurrë për të përkrahur Lëvizjen Vetëvendosje

01/19/2025 16:43
nga:G C

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për deputet, Mefail Bajqinovci, ka takuar banorët e lagjes Velania në Prishtinë, të cilët sipas tij,  po tregojnë një mobilizim të jashtëzakonshëm për fitoren e zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025, raporton GazetaBlic.

Ai theksoi se Prishtina është më e bashkuar dhe e vendosur se kurrë për të mbështetur Lëvizjen Vetëvendosje dhe për të ndihmuar në ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për qytetarët.

Bajqinovci bëri thirrje për mbështetje të vazhdueshme për Lëvizjen 118 dhe numri që ai mban, 48.

Postimi i plotë:

Lagjja Velania, Prishtinë
Sonte bashkëbiseduam me banorët e lagjes Velania-Prishtinë, të cilët po tregojnë mobilizim të jashtëzakonshëm për fitoren e radhës më 9 shkurt 2025.
Prishtina është më e bashkuar dhe më e vendosur se kurrë për të përkrahur Lëvizjen Vetëvendosje dhe punën e saj për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët.
✅ Lëvizja 118
✅ Mefail Bajqinovci 48