Lajme

Bajqinovci: Pesë familje në Arbëri pa ngrohje prej dy muajsh, pavarësisht pagesave ndaj Termokosit

01/13/2026 14:01
nga:Genita C

Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, ka reaguar lidhur me mungesën e ngrohjes në një ndërtesë në lagjen Arbëria në Prishtinë, raporton GazetaBlic.

Ai ka shkruar se pesë familje në rrugën “Bashkim Fehmiu”, në ndërtesën e Dumnica Group, po i paguajnë rregullisht faturat e Termokosit, por tash e dy muaj nuk kanë fare ngrohje.

Sipas Bajqinovcit, pavarësisht ankesave të shumta, nuk ka pasur zgjidhje nga Termokosi, duke kërkuar ndërhyrje urgjente.

Ai ka theksuar se ngrohja është shërbim bazik dhe duhet të ofrohet kur paguhet.

Postimi i plotë: