Kandidati për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, tha se mbështetja për këtë subjekt politik po rritet çdo ditë.
Bajqinovci tha se thashethemet kinse Albin Kurti nuk po don me i fitu zgjedhjet, janë veç gënjeshtra.
Ai tha se mobilizimi i VV-së nuk ndalet dhe fitore me 9 shkurt.
“Kur s’të ecën asnjë taktikë tjetër, e vetmja gjë që të mbetet është shpifja dhe përhapja e gënjeshtrave.E vërteta është e thjeshtë: Albin Kurti dhe ekipi i tij janë të përkushtuar maksimalisht për të vazhduar punën e mirë që po bëhet në Kosovë. Krejt municionet që i kanë harxhuar për të na goditur deri tash nuk dhezën, dhe s’do të dhezin as në të ardhmen, sepse qytetarët e dinë kush po punon për ta e kush me fjalë boshe” shkruan Bajqinovci raporton “Gazeta Blic”.
Postimi i plotë:
Thashethemet kinse Albin Kurti nuk po don me i fitu zgjedhjet që po janë shpërndarë nëpër kuloare nga ata që e dinë se përkrahja për Lëvizjen Vetëvendosje po rritet çdo ditë. Kur s’të ecën asnjë taktikë tjetër, e vetmja gjë që të mbetet është shpifja dhe përhapja e gënjeshtrave.
E vërteta është e thjeshtë: Albin Kurti dhe ekipi i tij janë të përkushtuar maksimalisht për të vazhduar punën e mirë që po bëhet në Kosovë. Krejt municionet që i kanë harxhuar për të na goditur deri tash nuk dhezën, dhe s’do të dhezin as në të ardhmen, sepse qytetarët e dinë kush po punon për ta e kush me fjalë boshe.
Mobilizimi jonë nuk ndalet. Fitore më 9 shkurt 2025!
Lëvizja118✅
AlbinKurti1 ✅
MefailBajqinovci48✅


