Deputeti i LVV-së, Mefail Bajqinovci, i ftuar në Blic Interview me Astrit Gashin, ka folur në lidhje me çështjen e targave.
Bajqinovci i pyetur rreth kërkesave të ndërkombëtarëve për shtyrjen e afatit për ndërrimin e tyre, tha se janë shtyrë mjaft dhe nuk ka patur më mundësi të shtyhet.
“Kjo e ka një kronologji që nga muaji korrik, kur është shty, ështe marr vendim, dhe kanë fillu t’iu tregojmë përmes reklamave dhe permes MB qe ti marrin targat e gjithe popullata kudo qe janë minoriteti serb. Kjo nuk eshte shty, veq eshte dhene nje afat shtese dhe është thene se do te kete qortime pas dates 21 nentor. Askush nuk eshte i interesuar që qytetarëve serb t’ua marrë automjetet por Beogradi permes bandave kriminale ne Veri po i frikëson. Ne jemi vend sovran dhe duhet ta respektojmë Kushtetutën.Targat janë të Republikës së Serbise dhe duhet te largohen. Partneritetin me SHBA-te nuk e vejme ne diskutim por vendimet e Qeverisë duhet të respektohen. Une mendoj se eshtë shty mjaft dhe nuk ka patur me mundësi të shtyhet”
“Rendi dhe Ligji duhet te jete sikur ne Jug ashtu edhe Veri. Une mendoj se pas asaj date minoriteti serb do t’i vendose targat por kanë presion nga bandat kriminale” deklaroi Bajqinovci në Blic Interview me Astri Gashin raporton Gazeta Blic.
Emisionin e plotë e ndiqni në Gazeta Blic:


