Lajme

Bajqinovci për planin “franko-gjerman”- Ka avancime, po flitet për nocione universale me vetvendosjen në qendër!

11/05/2022 21:27
nga:Y I

Deputeti i LVV-së, Mefail Bajqinovci i ftuar në Blic Interview me Astrit Gashin, tha se tashmë me procesin e Berlini, “Open Ballkan”  ka filluar të vdes.

Bajqinovci tha se aty janën nënshkruar tri marrveshje të cilat janë tepër të rendesishme për vendet e Ballkanit.

“Eshtë një fazë e re dhe ishin zhvillime jashtëzakonisht të mira për Ballkanin dhe veçanarisht për Kosovën. E kemi parë dhe kryeministrin ku deklaroi se janënshkruar tri dokumenta.Ky proces do të fillojë do të fillojë dalngadalë nga lëvizja e lirë deri tek lëvizja e mallrave”

“Ky proces siç e thoni ju i mëshoi “shkelm Ballkanit të Hapur”. ‘Ballkani i Hapur’ tashmë me procesin e Berlinit vetëm ka fillu të vdes. Kjo ishte goditja e fundit që “Ballkani i Hapur” më mos të diskutohet.Vuçiq nuk mori pjesë, sipas informatave që qarkullojnë ka të beje me problemin e tij me BE-në sa i përket çështjes së Ukrainës dhe ai po duket shumë i vetmuar”

I pyetur rreth planit franko-gjerman, tha se krejt nga ato që ka dëgjuar nga kryeministri, ka avancime të mëdha.

“Unë krejt qa kam pa dhe kam lexu janë nga mediat, nga ju edhe nga kryetari i AAK-së. Nuk e di nuk e kam pa por mendoj se ka avancime shumë të madh dhe siç thotë kryeministri po flitet per nocione universale me vetvendosjen në qendër. Perpara i kemi patur gjerat e fragmentuara, dhe zoti Kurti e ka thënë në qendër do të jetë njohja.Zoti Kurti e tha ne Berlin se nuk do të kete shkelje të sovranitetit nuk do të kete Zajednicë e disa gjera të tjera të cilat po i proklamon opozita”

“Nuk e kam pa dokumentin por Asociacionin, Gjykata Kushtetuese e ka rrëzu. Unë mendoj se aq sa kam degju zotin Kurti, ka avancim në bisedime, sepse ne piken 2 po flitet per njohje. Me aq sa kemi pa Serbia nuk ka interes te vije ne negociata dhe jo me te diskutojë. Po shohim një mosgadishmëri të Serbisë për të mosshkuar në bisedime” tha Bajqinovci.