Lajme

Bajqinovci për Hazirin: Pacifist me Serbinë, nuk tha asnjëherë që BE-ja duhet t’i sanksionojë ata

01/09/2024 17:40
nga:N K

Deputeti i VV’së, Mefail Bajqinovci thotë se nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka folur më shumë se sa zyrtarët e BE-së për sanksione të reja.

Bajqinovci në një prononcim për GazetaBlic, thotë se Haziri po tregohet pacifist me Serbinë pasi sipas tij, asnjëherë nuk e ka dëgjuar duke thënë që BE-ja duhet ta sanksionojë atë shtet.

“Më shpesh e kam dëgjuar Lutfi Hazirin duke folur për sanksione të reja ndaj Kosovës sesa ndonjë zyrtar tjetër të BE-së. Të krijohet bindja që po të pytej LDK, BE-ja do të ishte edhe më e ashpër me Kosovën”, tha Bajqinovci.

“Ndërkohë që nuk e kam dëgjuar asnjëherë duke thënë që BE-ja duhet ta sanksionoj Serbinë. Disi shumë pacifist me Serbinë, por jo edhe me Kosovën”, shtoi ai.

Paralajmëron Haziri: Jemi afër pakos së dytë të masave ndëshkuese nga BE-ja