Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka reaguar pas zgjedhjes së Bozhidar Deliq nënkryetar i Kuvendit të Serbisë.
Reagimi i tij ka ardhur pasi Deliq ishte komandant i brigadës që kreu krime lufte në Kosovë.
“Komandanti i brigadës që kreu krime lufte në Kosovë zgjidhet nënkryetar i Kuvendit të Serbisë. Veç Millosheviçi po ju mungon edhe po kompletohet udhëheqja kriminale serbe e viteve 90-ta”, ka shkruar ai në Facebook.


