Lajme

Bajqinovci për Abdixhikun: Po sillet si dashnor nazelik – ende ka qejf me e lutë

11/05/2025 16:32
nga:G B

Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci, e ka quajtur kreun e LDK-së, Lumir Abdixhiku, “dashnor/e nazelik/e e nevrik/e”, raporton Gazeta Blic.

Ai ka thënë se Abdixhiku po harron se VV është më shumë se dyfishi i LDK-së dhe ende ka qejf me e lutë.

Postimi i tij i plotë:

Abdixhiku paska deklaruar për Kurtin e Konjufcën se “Sa janë përqaf mes veti më mirë është me i pas lutë disa parti tjera që kanë pas gatishmëri me u marrë me të.” Ai po harron që LVV (48) është më shumë se dyfishi i LDK (20), dhe po ka qejf hala me e lutë. Po sillet si një dashnor/e nazelik/e e nevrik/e.