Lajme

Bajqinovci: PDK dhe LDK nga frika e VV-së, po tentojnë ta ndalojnë kandidimin tonë për deputetë përmes Kushtetueses

12/16/2024 20:03
nga:G B

Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci, ka thënë se PDK dhe LDK i kanë dërguar ligjet më të rëndësishme për shtetin dhe popullin në Gjykatën Kushtetuese dhe përmes saj po tentojnë ta ndalin kandidimin e deputetëve nga radhës e VV-së, raporton Gazeta Blic.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se përpjekjet e tyre tregojnë se përballja e ndershme me VV-në në zgjedhje është e pamundur për ta.

“Por qytetarët janë të vetëdijshëm. Ata e dinë kush ka punuar për të ndërtuar shtetin dhe kush e ka shkatërruar atë për vite me radhë. Ne jemi të përkushtuar t’i shërbejmë drejtësisë dhe demokracisë, duke mbrojtur të drejtën e secilit për përfaqësim”, ka shkrua Bajqinovci.

Postimi i tij i plotë:

PDK dhe LDK i kanë dërguar ligjet më të rëndësishme për shtetin dhe popullin në Gjykatën Kushtetuese.

Dhe tani, përballë frikës nga mbështetja e madhe që Lëvizja VETËVENDOSJE! gëzon te qytetarët, nuk po gjejnë mënyrë që edhe kandidimin tonë për deputetë nga radhët e LVV-se të përpiqen ta ndalojnë përmes këtij institucioni.

Këto përpjekje të tyre për të manipuluar sistemin e drejtësisë dhe për të penguar vullnetin demokratik tregojnë vetëm një gjë: ata e dinë që përballja e ndershme me ne në zgjedhje është e pamundur për ta.

Por qytetarët janë të vetëdijshëm. Ata e dinë kush ka punuar për të ndërtuar shtetin dhe kush e ka shkatërruar atë për vite me radhë. Ne jemi të përkushtuar t’i shërbejmë drejtësisë dhe demokracisë, duke mbrojtur të drejtën e secilit për përfaqësim.