Lajme

Bajqinovci pas deklaratës së Lajçak për Veriun- Sipas tyre, është dashtë ta lëmë veriun nën kontrollin e Vuçiqit!

10/04/2024 21:46
nga:Y I

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka reaguar pas deklaratës së Lajçak për Veriun.

Bajqinovci thotë se sipas Lajçak është dashtë të lihej Veriu nën kontrollin e Vuçiq dhe terroristë edhe për 25 vite të tjera.

Ai thotë se diçka e tillë nuk është zgjidhje.

“Të gjithë e përkrahin sundimin e ligjit në veri të Kosovës, por Lajçak thotë se mënyrën se si qeveria e zbatohet sundimi i ligjit kemi dallime.Siç duket, sipas tyre, është dashtë ta lëmë veriun nën kontrollin e Vuçiqit dhe terroristëve për të pritur edhe 25 vjet të tjera. Kjo nuk është zgjidhje! Duhet të mbrojmë vendin tonë dhe të sigurojmë që askush të mos e sfidojë integritetin e Kosovës” shkruan Bajqinovci raporton Gazeta Blic.

Reagimi i plotë: