Lajme

Bajqinovci: Opozita sot zgjodhi të ikë, jo të përfaqësojë

04/15/2025 16:20
nga:Genita C

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka reaguar ashpër pas dështimit të seancës për konstituimin e Kuvendit, duke akuzuar LDK-në, PDK-në dhe Listën Serbe për refuzimin e mandateve të deputetëve të tyre, raporton GazetaBlic.

Sipas tij, ky është një veprim i paprecedentë në historinë e parlamentarizmit në Kosovë dhe tregon për mungesë të thellë përgjegjësie ndaj qytetarëve.

“Votat e qytetarëve nuk janë lodra politike. Opozita sot zgjodhi të ikë, jo të përfaqësojë,” ka deklaruar ai.