Mefail Bajqinovci nga VV ka reaguar ndaj partive ish opozitare, duke thënë se ishin kundër datë 28 dhjetor për mbajtjen e zgjedhjeve, sepse diaspora vjen në Kosovë dhe voton, ndërsa tani i fton të votojnë, raporton Gazeta Blic.
Ai këtë e ka quajtur hipokrizi dhe mungesë koncentrimi politik.
Postimi i tij i plotë:
Opozita ishte kundër datës 28 dhjetorit, sepse mërgata vinte e votonte në Kosovë. Sot thonë: “Ejani votoni në Kosovë”.
Kur mërgata voton kundër tyre, u pengon. Kur mendojnë se u leverdis, e thërrasin.
Kjo është hipokrizi dhe mungesë koncentrimi politik.


