Lajme

Bajqinovci: Opozita dhe Vuçiqi po ndjekin të njëjtën linjë të sulmeve anti-Kurti

10/12/2024 18:09
nga:Sh R

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka thënë se opozita dhe Vuçiqi janë duke ndjekur të njëjtë linjë të sulmeve ndaj kryeministrit Albin Kurti.

Përmes një postimi në Facebook, Bajqinovci deklaroi se qëndrimet e opozitës nuk po dallojnë shumë nga retorika e Beogradit, sidomos kur në pyetje janë çështje që kanë të bëjnë me veriun.

“Opozitës duket se i mungon vetëm Lista Serbe dhe Radojçiqi për t’u bërë një me agjendën serbe. Kosova ka nevojë për mbrojtje të integritetit të saj, jo për sulme të orkestruara nga brenda dhe jashtë” shkroi mes të tjerash Bajqinovci.