Lajme

Bajqinovci me reagim të ashpër: Lëvizjet e juaja gjasojnë me lëvizjet e të mbyturit në baltën e gjallë

12/26/2023 21:31
nga:G C

Deputeti i VV’së, Mefail Bajqinovci thotë se opozita do të vazhdojë humbjen sepse nuk i beson askush, raporton GazetaBlic.

Bajqinovci përmes një shkrimi në “Facebook” thekson se, se sapo doli sondazhi që e nxjerrë Albin Kurtin dhe LVV me afër 49%, Avokati i Popullit, paralajmëroi dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme.

Ai këto veprime i quan si lëvizja e të mbyturit në baltën e gjallë.

Reagimi i plotë:

Këta s’duan betejë vlerash pozitive me Albin Kurtin dhe Lëvizjen Vetëvendosje, sepse, aty janë keq.

Humbin thellë se s’u beson më kush.

Duhet të tregojnë se janë më të menqur, më të ndershëm e më të pa korruptuar se sa Kurti dhe LVV.

Po ku me e marrë ata një version të tillë e me ja prezantu qytetarit të Kosovës?
Tani, në mungesë të këllçeve për betejë vlerash, po provojnë të shantazhojnë qeverisjen me metoda të shtetit të kapur, përmes Gjykatës Kushtetuese, Avokatit të Popullit etj.

E pamë se sapo doli sondazhi që e nxjerrë Albin Kurtin dhe LVV me afër 49%, Avokati i Popullit, paralajmëroi dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme.
Kinëse për cështjen e përfaqësimit gjinor e në fakt, qëllimi është që, të pengohet votimi i mërgatës nëpër ambasada. Edhe më parë jeni mundu me pengu mërgatën por vecse e keni konfirmuar se sa i nevojshëm e i rëndësishëm është ndryshimi kolosal që ka ndodhur më 14 shkurt 2021. Edhe kësaj radhe, jeni në rrugë të gabuar. Sa më shumë që i përdorni ata që i keni vendosur në isntitucione të drejtësisë për t’u mbrojtur nga procesi i pastrimit të politikës e të shtetit, i dekonspironi edhe ata edhe qëllimet tuaja e poashtu e konfirmoni se as nuk jeni mbushë mend dhe as jeni afër fillimit të këndelljes.

Lëvizjet e juaja gjasojnë me lëvizjet e të mbyturit në baltën e gjallë. Kohë të gjatë keni pas shkëputje nga realiteti social i qytetarëve e jeni pas mbyllë nëpër villa të Brezovicës sa që, nuk po e kuptoni se përse jeni ndëshku nga qytetarët.
Mërgatën nuk e ndalni dot!