Kandidati për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, është pritur nga qytetarë të shumtë në Podujevë.
Bajqinovci tha se entuziazmi dhe përkrahja për Lëvizjen Vetëvendosje janë duke u rritur çdo ditë.
Ai tha se një mobilizim i tillë që po bëhet gjithandej i sjell drejt fitores me 9 shkurt.
“Faleminderit të gjithë qytetarëve për besimin dhe mbështetjen e vazhdueshme. Ky është mobilizimi që na sjell drejt fitores së radhës më 9 shkurt” shkruan Bajqinovci raporton “Gazeta Blic”.
Mefail Bajqinovci kandidon në këto zgjedhje me numrin 48.
Në Podujevë, entuziazmi dhe përkrahja për Lëvizjen Vetëvendosje janë duke u rritur çdo ditë! 🙌
Faleminderit të gjithë qytetarëve për besimin dhe mbështetjen e vazhdueshme. Ky është mobilizimi që na sjell drejt fitores së radhës më 9 shkurt! ✅
Lëvizja 118 ✅
Albin Kurti 1 ✅
Mefail Bajqinovci 48 ✅


