Lajme

Bajqinovci me lavdata të mëdha për Policinë e Kosovës

06/24/2021 22:46
nga:Gazeta Blic

Me punën e zyrtarëve policor të Kosvës po krenohet edhe deputeti i Kuvendit nga radhët e Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci

Ai në një emission televiziv ka lavdëruar disa prej aksioneve të zyrtarëve policer kosovarë të bëra viteve të fundit.

“Unë i jam shumë mirënjohës dhe kam parë që Policia jonë kanë kap kriminel që i kanë vra nga 4-5 persona. Unë mendoj që në Policinë e Kosovës shumica janë djem të mirë e vajza të mira, por ai që nuk e kryen punën e tij duhet të largohet”, ka deklaruar ai.