Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka komentuar seancën e së hënës në Kuvendin e Kosovës, në të cilin është shqyrtuar projektrezoluta për katër vjet qeverisje të udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti.
“Në kuvend është duke debatuar pozitë-opozitë. Edhe ashtu s’kanë qenë mbi 10. Nuk ishin të interesuar për debat vetëm se e thirrën, por faktikisht më shumë kishte nga pozita sesa opozita”, ka thënë Bajqinovci.
Bajqinovci nuk kurse kritikat për opozitën, duke thënë se ata vetë kanë thirrur seancë dhe kanë munguar shumicën e kohës.
“Me thirr seancën e mos me qenë aty është pa kuptim. Veç opozita te na e ban”, ka thënë Bajqinovci.