Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci, po ashtu kandidat për deputet në zgjedhjet e 9 shkurtit, ka thënë se po afrohet dita e fitores, raporton Gazeta Blic.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se me 9 shkurt populli do të flasë dhe do t’i shporrë hajnat e dy ligave.
Postimi i tij i plotë:
Dita e fitores po afrohet!
Më 9 shkurt, populli do të flasë me votë prapë dhe do t’i shporrë hajnat e dy ligave. Bashkë për zhvillim, drejtësi dhe një të ardhme më të mirë për Kosovën!
Vota për Lëvizjen është votë për Kosovën.