Deputeti nga radhët e LVV-së, Mefail Bajqinovci, ka reaguar pas mbledhjes së përbashkët të dy Kuvendeve, Shqipëri-Kosovë.
Bajqinovci thotë se “mbledhjet e përbashkëta duhet të jenë hapësira të unitetit dhe bashkëpunimit, jo platforma për sulme politike apo promovime elektorale ku z.Rama sapo e bëri, duke e goditur qeverinë e Kosovës”
Ai thotë se në ceremoni të tilla, fokusi duhet të jetë tek temat që bashkojnë dhe fuqizojnë lidhjet mes dy vendeve, jo tek sulmet, raporton “Gazeta Blic”.
Reagimi i plotë:
Mbledhjet e përbashkëta të Kuvendit të Republikës së Kosoves dhe Kuvendit të Shqipërisë, duhet të jenë hapësira të unitetit dhe bashkëpunimit, jo platforma për sulme politike apo promovime elektorale ku z.Rama sapo e bëri, duke e goditur qeverinë e Kosovës.
Në ceremoni të tilla, fokusi duhet të jetë tek temat që bashkojnë dhe fuqizojnë lidhjet mes dy vendeve, jo tek sulmet.