Lajme

Bajqinovci: Liburn Aliu është shtylla e Lëvizjes Vetëvendosje!

2 vite më parë
nga:Y I

Deputeti i LVV-së, Mefail Bajqinovci, ka folur edhe në lidhje me zgjedhjet në Lëvizjen Vetevendosje.

I pyetur se pse nuk mori pozitë, Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, deputeti i VV-së u përgjigj kështu.

“Mendoj se Liburn Aliu është shtylla e Lëvizjes Vetëvendosje. Eshtë shumë pak e rendësishme a është anëtarë i Kryesisë apo jo. Mendoj se është njëri nga personalitetet ma të rëndësishme brenda LVV-së, duke e ditur respektin që e gëzon në Këshillin e Përgjithshëm, në qendra në pika, e deri në hierarkinë e partisë. Mendoj se edhe fort nuk ka qenë e rendesishme për të duke qenë që eshte minister dhe ka jashtëzakonisht punë të madhe” tha Bajqinovci raporton Gazeta Blic.

Emisionin e plotë e ndiqni në “Gazeta Blic”