Lajme

Bajqinovci: LDK po bllokon Kuvendin për të shtyrë VV-në drejt koalicionit me PDK-në – kjo nuk do të ndodhë

05/01/2025 20:00
nga:Genita C

Deputeti i VV’së, Mefail Bajqinovci thotë se bllokada e LDK-së ndaj Kuvendit ka për qëllim të shtyjë në koalicion VV’në me PDK’në, raporton GazetaBlic.

Bajqinovci thotë se një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

E plotë:

Bllokada e LDK-së ndaj Kuvendit ka vetëm një qëllim: të shtyjë Lëvizjen në një koalicion me PDK-në. Por kjo nuk ndodh.

Ne nuk jemi sikurse ju që 20 vjet rresht i keni akuzuar për vrasje politike PDK-në dhe në fund përfundonit në prehërin e tyre politik.