Lajme

Bajqinovci: Kurti dje prezantoi Bajraktarat në Kosovë e sot diskutoi me politikanë nga më të njohurit në botë – opozita ende s’i dënoi

07/17/2023 22:41
nga:G B

Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci, ka thënë se Kurti dje prezantoi Bajraktarat në Kosovë e sot ishte në diskutim me akademikë, politikanë e teoricienë nga më të njohurit në botë në Greqi, raporton Gazeta Blic.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka ironizuar me opozitën, derisa ka thënë se ajo nuk i dënoi këto akte të qeverisë, por që ndoshta pushimet verore po e bëjnë të veten.

Postimi i tij i plotë:

Kryeministri Kurti prezentoi Bayraktarat dje në Kosovë, sot ishte në diskutim me akademikë, politikanë e teoricienë nga më të njohurit në botë në Greqi. Ndërkohë çudia është me liderët opozitarë të cilët ende nuk i kanë dënuar këto akte të Qeverisë. Ndoshta pushimet verore e bëjnë të vetën.