Lajme

Bajqinovci: Kur opozita premton diçka falas, e kanë mundësinë t’i kthejnë tokat që i kanë privatizuar me nga 3 euro ari

01/10/2025 12:17
nga:Sh R

Kandidati për deputet nga LVV me numrin 48, Mefail Bajqinovci, ka komentuar premtimet e opozitës për ofrim të disa shërbimeve falas nëse vijnë në pushtet.

Bajqinovci tha se opozita e ka mundësinë t’i kthejë tokat që i kanë privatizuar me nga 3 euro për ari e t’ua falë popullit.

Postimi i plotë:

Kur opozita premton se do të jetë falas kjo ose ajo gjatë fushatës, e keni mundësinë t’i ktheni tokat që i keni privatizuar me nga 3 euro për ari, e faljani popullit!

Ju popullit asgjë nuk i keni falur, vetëm për vete keni menduar. Sot, kur qeveria po punon për të mirën e qytetarëve, ju flisni për falje. Filloni me pasurinë që ia keni marrë popullit.