Mefail Bajqinovci ka kujtuar Masakrën e Reçakut, ku 45 civilë shqiptarë u masakruan nga forcat serbe më 15 janar 1999.
Ai theksoi se ky akt barbar u bë një simbol i vuajtjeve të popullit shqiptar dhe shërbeu si pikë kthese për ndërgjegjësimin e botës demokratike, që çoi në intervenimin e NATO-s dhe çlirimin e Kosovës.
Bajqinovci theksoi se kujtimi për viktimat e Reçakut është një thirrje për drejtësi dhe për të ruajtur në mendje çmimin e lirisë.