Lajme

Bajqinovci kritikon analistët dhe gazetarët: Asnjë reagim për ndalimin e Ardita Sinanit, e një varg kritika për arrestimin e Arsenijeviqit

09/10/2024 20:33
nga:Sh R

Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka reaguar ndaj ndalimit të sërishëm që u bë ndaj Ardita Sinanit, nga zyrtarët serbë në pikën kufitare në Tabanos.

Bajqinovci përmes një postimi në rrjetin social facebook, ka thënë se nuk ka asnjë reagim për ndalimin dhe vonesat e parsyeshme nga policët kufitarë serbë ndaj Ardita Sinanit, kurse ka pasur një varg reagimesh për arrestimin e politikanit serb, Arsenijeviqit.

“Asnjë reagim për ndalimin dhe vonesat e paarsyeshme nga policët kufitarë serbë të Kryetares së Preshevës, Ardita Sinanin në kufirin Kosovë-Serbi. Ndërkohë rendi i gjatë i “analistëve dhe “gazetarëve të pavarur” për ta kritikuar Policinë e Kosovës dhe Qeverinë e vendit për rastin Arsenijeviqit, që thoshte më mirë ka qenë gjendja në veri kur ishte Radoiçiqit”, shkroi ai.

Postimi i plotë: