Lajme

Bajqinovci: Krejt Kosova ka qesh me verdiktin për ’53 milionëshin’

01/31/2024 22:28
nga:G B

Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci ka folur rreth rastit të 53 milionshit dhe dënimit që ju është shqiptuar Pal Lekajt.

Sipas tij, e gjithë Kosova ka qeshur me këtë vendim që është marrë sot nga Gjykata për rastin e 53 milionshit.

“Sot krej Kosova ka qeshë me këtë vendim, sepse thojnë 53 milionë me u vjedh në Kosovë dhe me u dëmtu shteti dhe me u dënu vetëm 3 vite e 8 muaj ndërsa një policë mu dënu për një mijë e 600 euro me pesë 5 vite burg nuk është në rregull e këtu tregohet për problemet që i kemi në gjyqësi e mos të flasim për qeverisjet e kaluara”, tha ai në Politiko.