Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka shprehur shqetësim për situatën e grevës që po zhvillohet para Komunës së Prishtinës, ku punëtorët e Kompanisë “Pastrimi” janë tash e dy javë në grevë për shkak të mosplotësimit të kërkesave të tyre financiare, raporton GazetaBlic.
Bajqinovci theksoi se Komuna e Prishtinës dhe menaxhmenti i kompanisë kanë lënë mbi 700 punëtorë në mëshirë të fatit, duke u përballur me mungesën e pagave.
“Si është e mundur që në zemër të kryeqytetit, qindra punëtorë të shërbimeve publike të mos marrin pagat dhe askush nga udhëheqja komunale të mos japë përgjegjësi?” u shpreh Bajqinovci, duke kritikuar ashpër udhëheqjen e Komunës për mosveprimin dhe injorimin e kërkesave të punëtorëve.


