Lajme

Bajqinovci kërkon sqarime për tenderin 5 milionësh të Blerim Kuçit: A është hetuar nga prokuroria?

11/24/2024 19:36
nga:G C

Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci, ka reaguar pas publikimit të një lajmi të vitit 2020, që përmendte se ish-ministri i Ekonomisë, Blerim Kuçi, kishte fituar një tender prej 5 milion eurosh, raporton GazetaBlic.

Në një postim në “Facebook”, Bajqinovci ka ngritur pyetje mbi mundësinë e hetimit të këtij tenderi nga Prokuroria dhe ka kërkuar sqarime nga ish-ministrja Hykmete Bajrami, duke e pyetur: “Çfarë tenderi ishte ky?”

E plotë:

Me ja dhanë 5 milionë euro kompanisë së vet ministri i Qeverisë Hoti, pa i ba syni vërr.

A e ka hetu prokuroria najhere këtë tender, a ka qenë sekret a jo-sekret?

Njanën anë avulloheshin 2.1 milionë euro, e knej 5 milionë euro tender kompanisë së ministrit.

Cfarë tenderi ishte ky Hykmete?